Akademia SMART është zhvilluar si qendra profesionale e formimit teknik të Smart, e fokusuar në përgatitjen e specialistëve që duan të zotërojnë njohuri praktike dhe të aplikueshme në sistemet inteligjente moderne. E ndërtuar mbi eksperiencën reale të projekteve të Smart brenda dhe jashtë vendit, Akademia ofron programe të strukturuara trajnimi që mbulojnë të gjithë ciklin: nga koncepti dhe projektimi, deri te instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja profesionale.
Programet janë hartuar për të ofruar njohuri të thella dhe të standardizuara, duke kombinuar mësim teorik me ushtrime praktike, demonstrime reale dhe punë me pajisje, panele dhe sisteme të njëjta me ato që përdoren në projektet tona të përditshme.
Qasja është e drejtpërdrejtë, e qartë dhe orientuar te aftësitë që kërkon industria sot.



